Aktualitet

FOTO/ Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën Tiranë-Durrës, 8 automjetet të përfshira

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Aktualisht raportohet për dëme materiale.

20 Qershor 2025, 11:47 Nga N.F
FOTO/ Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën
Pamjet nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Nga raportimet e deritanishme mësohet se në këto dy aksidente janë përfshirë 8 automjete.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Aktualisht raportohet për dëme materiale. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll trafikun që është krijuar në autostradë.

 

dy aksidente ne autostraden tirane-durres

Sondazh

Poll