Aktualitet

Operacioni “Lekaj”/ Zbulohen 8 parcela me kanabis në Kavajë, vihen në pranga dy persona, në kërkim dy të tjerë

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj pranë depos së ujit të këtij fshati.

20 Qershor 2025, 10:46 Nga E. D
Operacioni “Lekaj”/ Zbulohen 8 parcela me kanabis në
foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka zbuluar tetë miniparcela me kanabis në Kavajë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj pranë depos së ujit të këtij fshati. Gjithashtu bëhet me dije se janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

Po ashtu në kuadër të këtij operacionit u kryen kontrolle në disa banesa dhe ambiente, prej të cilave u sekuestruan 20000 euro, 1000 fara Cannabisi, 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë

Durrës

Finalizohet pas 1 muaj hetimesh me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Lekaj”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë se Durrësit.

Kishin kultivuar bimë Cannabisi në 8 miniparcela (gjithsej 1200 bimë), vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 20000 euro, 1000 fara Cannabisi, 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekaj”, u kapën në flagrancë 2 shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj (pranë depos së ujit të këtij fshati).

Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit D. M., 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe A. H., 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët, për shkak të hetimit, nuk jepen të dhëna të tjera.

Në kuadër të këtij operacionit u kryen kontrolle në disa banesa dhe ambiente, prej të cilave u sekuestruan 20000 euro, 1000 fara Cannabisi, 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pjesë e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Po punohet me intensitet të lartë, për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme

kavaje

Sondazh

Poll