Bota

Irani emëron kreun e ri të inteligjencës së Gardës Revolucionare pas vrasjes së Mohammad Kazemi

Ish-shefi i inteligjencës së IRGC-së, Kazemi, u vra të dielën më 15 qershor së bashku me dy oficerë të tjerë të lartë të inteligjencës, Hassan Moayegh dhe Mohsen Bagheri, në një sulm ajror izraelit.

20 Qershor 2025, 08:18 Nga N.F
Irani emëron kreun e ri të inteligjencës së Gardës
Garda

IRAN- Irani ka emëruar Gjeneral Brigade Majid Khadami si kreun e ri të shërbimit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, duke zëvendësuar Mohammad Kazemi, i cili u vra në një sulm ajror izraelit të dielën.

Ish-shefi i inteligjencës së IRGC-së, Kazemi, u vra të dielën, më 15 qershor, së bashku me dy oficerë të tjerë të lartë të inteligjencës, Hassan Moayegh dhe Mohsen Bagheri, në një sulm ajror izraelit.

Gjeneral Major Pakpour kërcënoi të premten e kaluar se "portat e ferrit" do të hapeshin dhe Izraeli do të përballej me "pasoja katastrofike" pas sulmeve ajrore të pashembullta dhe operacioneve tokësore shkatërrimtare ose sabotuese që nisi në tokën iraniane.

tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll