Bota

Netanyahu nuk e përjashton shënjestrimin e Khamenei-t: Askush në Iran nuk duhet të ketë imunitet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se Khamenei ishte “një shënjestër e lehtë” për SHBA-në dhe Izraelin.

19 Qershor 2025, 22:33 Nga M.B
Netanyahu nuk e përjashton shënjestrimin e Khamenei-t: Askush në
Benjamin Netanyahu

LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu  nuk e përjashtoi sot mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si pjesë e operacionit të Izraelit kundër Iranit.

I pyetur nga transmetuesi publik izraelit Kan për të komentuar mbi një deklaratë të bërë më parë nga Ministri i tij i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se Khamenei "nuk mund të vazhdojë të ekzistojë më", Netanyahu tha: "Udhëzova që askush në Iran të mos ketë imunitet".

“Përtej kësaj, nuk mendoj se është e përshtatshme ose e nevojshme që unë të shtoj diçka. Unë besoj se veprimet duhet të flasin shumë më me zë të lartë se fjalët”, shtoi ai.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se Khamenei ishte “një shënjestër e lehtë” për SHBA-në dhe Izraelin.

lindje e mesme

Sondazh

Poll