Bota

"Presidenti është i përqendruar te siguria kombëtare"/ Konflikti në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë: Vendimi për një sulm amerikan ndaj Iranit do të merret brenda dy javësh (VIDEO)

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja Caroline Levitt, theksoi se Trump dëshiron t’i japë një mundësi përpjekjeve diplomatike para se të marrë një vendim përfundimtar mbi ndërhyrjen ushtarake.

19 Qershor 2025, 20:07 Nga E. D
"Presidenti është i përqendruar te siguria
do

SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se do të merrte një vendim përfundimtar nëse Shtetet e Bashkuara do ta sulmonin Iranin brenda dy javëve të ardhshme, pasi presidenti la të hapur mundësinë e negociatave me Teheranin. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja Caroline Levitt, theksoi se Trump dëshiron t’i japë një mundësi përpjekjeve diplomatike para se të marrë një vendim përfundimtar mbi ndërhyrjen ushtarake.

"E di që ka pasur shumë spekulime rreth vendimmarrjes së presidentit dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të angazhohen apo jo," tha Levitt. 

Më pas ajo lexoi një deklaratë nga vetë Trump : "Bazuar në faktin se ekziston një mundësi e konsiderueshme që negociatat mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të shkoj [domethënë të sulmoj] apo jo brenda dy javëve të ardhshme."

E pyetur mbi mbështetësit e presidentit që shprehin shqetësim për përfshirjen e SHBA-së në një konflikt me Iranin, Leavitt, u përgjigj shkurt: “Të kenë besim tek Presidenti Trump.”

 

Ajo vlerësoi instinktet e kreut të shtetit, duke theksuar se gjatë mandatit të tij të parë ai e mbajti botën të sigurt përmes forcës dhe vendosmërisë. Leavitt konfirmoi se kontaktet diplomatike me Iranin kanë vijuar, megjithatë nuk dha sqarime mbi arsyet pse presidenti beson ende se ka një mundësi të konsiderueshme për negociata me Teheranin.

E pyetur mbi qëndrimin e administratës ndaj një ndërrimi regjimi në Iran, Leavitt u shpreh qartë se prioriteti kryesor i Trump është të ndalojë ndërtimin e një arme bërthamore nga ana e Iranit.

Presidenti është i përqendruar te siguria kombëtare dhe parandalimi i kërcënimit më të madh të mundshëm, një Iran me armë bërthamore”, tha ajo.

Ndërkohë, CBS raporton se Trump është informuar mbi rreziqet dhe përfitimet e bombardimit të objektit bërthamor të Iranit në Fordow dhe beson se çaktivizimi i tij është i nevojshëm për shkak të rrezikut të prodhimit të armëve bërthamore në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

"Ai beson se nuk ka shumë mundësi", tha një burim për rrjetin amerikan, duke shtuar se kryerja e punës do të thotë shkatërrimi i Fordow.

Presidenti miratoi planet për një sulm ndaj Iranit të martën në mbrëmje, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të sulmojë Iranin, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës dhe një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes për CBS News të mërkurën.

Trump e ka shtyrë vendimin për të sulmuar nëse Teherani pranon të braktisë programin e tij bërthamor, thanë burimet. Izraeli nuk ka kryer asnjë sulm të njohur në Fordow që kur filloi të bombardonte objektivat bërthamore dhe ushtarake iraniane në fund të javës së kaluar. 

shtepia e bardhe lufta ne lindjen e mesme donald trump

Sondazh

Poll