Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Gjenerali Izraelit: Kërcënimi global nuk është vetëm për Izraelin.

Avivi theksoi se pas dobësimit të satelitëve Irani po përshpejtonte dhe ushtria e Izraelit u bë gati për të sulmuar zonat ku krijoheshin armët bërthamore.

19 Qershor 2025, 21:35 Nga E. D
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Gjenerali
Amir Avivi

IZRAEL- Gjenerali izraelit Amir Avivi, duke komentuar përplasjen mes Iranit dhe Izraelit tha se kërcënimi global nuk është vetëm për Izraelin. Duke folur për "Top Story", Avivi theksoi se pas dobësimit të satelitëve Irani po përshpejtonte dhe ushtria e Izraelit u bë gati për të sulmuar zonat ku krijoheshin armët bërthamore.

Grida Duma: Më lejoni të jem në kohë reale me kronologjinë e ngjarjeve. Brenda dy javëve të ardhshme Trump jep përgjigjen… para se t’ju pyes për qëndrimin amerikan, pse Izraeli vendosi ta godasë tani Iranin?

Gjenerali Amir Avivi: Irani e ka zgjeruar këtë program bërthamor për shumë vite me ritëm të ngadaltë. Është mbështetur te strategjitë dhe komunikimi me satelitet. Pasi Izraeli shkatërroi këto satelitë, Irani u bë i cenueshëm dhe kur u shkatërrua veriu, Irani lëvizi me shpejtësi dy objektiva. 9 armë bërthamore dhe 300 raketa balistike. Këto armë nuk janë krijuar vetëm Izraelin por edhe Europën. Kërcënimi global nuk është vetëm për Izraelin.

Duma: Janë ata që ecën me shpejt që nga ’90, nuk jeni ju që po godisni taktikisht.

Avivi: Pas dobësimit të satelitëve Irani po përshpejtonte dhe ushtria e Izraelit u bë gati për të sulmuar zonat ku krijoheshin armët bërthamore. I dhamë kohë presidentit Trump të negocionte. Pas 60 ditëve Izraeli përdori teknologjinë e fjalës së fundit që janë përtej imagjinatës. Izraeli do ketë përplasi ndaj të gjithave të tjera.

amir avivi

Sondazh

Poll