19 Qershor 2025, 10:35
Nga r.ll
kuvendi
PRISHTINË- Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo është hera e 26-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe nuk propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur të marrë 61 votat e domosdoshme në votimin e hapur. Ata do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të shtunën më 21 qershor.
Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Ky subjekt insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr organin ligjvënës. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, duke kërkuar që partia e Albin Kurtit të ndryshojë kandidatin.
Çështja e ndryshimit të mënyrës së votimit – nga e hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.
Teksa vendi ka mbetur pa institucione të reja për mbi katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, së voni LDK-ja – që doli e treta në zgjedhje – ka paraqitur një plan me 15 pika për një qeveri uniteti, duke i ftuar të gjitha partitë që ta formojnë një ekzekutiv të tillë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.
Ky propozim është refuzuar nga LVV-ja, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se preferojnë formimin e një qeverie me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Por, çështja nuk mund të kalojë te zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës pa u konstituar Kuvendi.
Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill dhe deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët – për të cilët kërkohen 61 vota – në mënyrë që më pas të hapet rruga për formimin e ekzekutivit. Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje ligjvënësve që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja./REL
kuvendi i kosoves
Politike
19 Qershor 2025, 10:12
N.F
Serwer
KOSOVË- Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, Daniel Serwer është shprehur se presidenti am...
Politike
19 Qershor 2025, 07:39
N.F
Foto
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme do të mblidhen sërish në tentativën e 34-t&eum...
Politike
18 Qershor 2025, 22:35
M.B
Kandidatët
TIRANA- Pasditen e sotme u mbyll procesi fillestar i rinumërimit të kutive të para në Tiranë, për të vij...
Politike
18 Qershor 2025, 22:05
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së, Ilir Alimehmeti, theksoi se nga videot që KQZ i ka dërguar shtabit të ...
Politike
18 Qershor 2025, 21:57
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me përhapjen e murtajës së bagëtive t&eum...
Politike
18 Qershor 2025, 19:03
E. D
Oerd Bylykbashi
STRASBURG- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke folur në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg theksoi se në...
Politike
18 Qershor 2025, 18:43
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e T...
Politike
18 Qershor 2025, 18:29
Andreas Schieder
STRASBURG- Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, tha se Shqipëria ka b...
Politike
18 Qershor 2025, 18:27
M.B
Fatmir Mediu
TIRANA- Sot u mbajt seanca e radhës në GJKKO për çëstjen “Gërdecin”. Mësohet se gjat&eum...
Politike
18 Qershor 2025, 18:15
M.B
Jorida Tabaku
STRASBURG- Deputejta demokrate Jorida Tabaku ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të...