Aktualitet

Sot provimi i parë i minimaturës, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe

Ajo theksoi se provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të institucioneve arsimore.

19 Qershor 2025, 09:42 Nga N.F
Sot provimi i parë i minimaturës, 28 mijë nxënës i
Foto

TIRANË- Nxënësit e klasës së 9-të do të testohen ditën e sotme në gjuhën shqipe. Ky është provimi i parë i minimaturës. Mësohet se në këtë provim do të testohen 28 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i uroi suksese të gjithëve. Ajo theksoi se provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të institucioneve arsimore.

"Suksese 28 mijë nxënësve që nisin sot provimet kombëtare të arsimit bazë, duke filluar me provimin e Gjuhës Shqipe e më pas në Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Amtare.

Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore," shkruan ajo në Facebook.

Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta. Nxënësit do të testohen në ditët në vijim edhe në matematike dhe gjuhën e huaj.

minimatura

Sondazh

Poll