Aktualitet

U kallëzua për shpifje nga Piranjat, të hënën mbahet në GJKKO seanca ndaj Anuela Ristanit

Pak javë më parë, kryetarja në detyrë e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani është përplasur me gazetarin e emisionit "Piranjat", Edon Kuqin, pas një investigimi ku zbulohej se automjetet e bashkisë së bashku me shoferët i viheshin në dispozicion nevojave të familjes së saj.

19 Qershor 2025, 09:42 Nga DOSJA
U kallëzua për shpifje nga Piranjat, të hënën mbahet
anuela ristani, edon kuqi

TIRANË- Ditën e hënë do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiaken e komanduar të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit. Kjo e fundit u kallëzua për shpifje nga emisioni investigativ "Piranjat". Seanca do të zhvillohet në orën 13:00. 

FLETË THIRRJE

Thirret i dëmtuari/akuzues Edon Kuqi, i datëlindjes 01.08.1996, me adresë Redaksia e Emisionit " Piranjat", Rruga "Aleksandër Moisiu", "AA Company" Tiranë, me numër telefoni 0692051757 të paraqitet para kësaj Gjykate më datë 23.06.2025, ditë e hënë, ora 13:00 për t'u dëgjuar në seancë pajtimore me të dëmtuar akuzues Edon Kuqi, me të akuzuar Anuela Ristani, për kryerjen e veprës penale të "Shpifja" të parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal.

Mosardhja shkakton pasoja sipas ligjit, pasi referuar dispozitave ligjore e kodit të procedurës penale në rast të mosparaqitjes tuaj gjykata do te vendose pushimin e ceshtjes. 

Tiranë, më 17.06.2025

GJYQTAR BIB NDRECA

U kallëzua për shpifje nga Piranjat, të hënën mbahet

Sipas padisë së dorëzuar disa ditë më parë nga Piranjat, kallëzimi është bërë për shpërdorim detyre dhe shpifje. Ata u shprehën se kallëzimi për shpërdorim detyre është detyrim ndaj interesit publik të cilin kryetarja duhet të përfaqësojë, ndërsa ai për shpifje lidhet me etiketimet e saj ndaj Piranjave si “përndjekëse”, “shantazhuese” dhe “gjobaxhie”.

Gjithashtu thuhet se është detyrim i tyre profesional t’u shkojnë deri në fund akuzave për të nxjerrë të vërtetën, për të vërtetuar para publikut se çfarë fshihet pas tyre, "viktimizimi i një politikaneje apo përpjekja për t’i mbyllur gojën medias investigative."

Pak javë më parë, kryetarja në detyrë e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani është përplasur me gazetarin e emisionit "Piranjat", Edon Kuqin, pas një investigimi ku zbulohej se automjetet e bashkisë së bashku me shoferët i viheshin në dispozicion nevojave të familjes së saj. Ajo i është drejtuar me fjalë fyese gazetarit, ndërsa e ka akuzuar gjithashtu se po shkel etikën e gazetarisë.

anuela ristani gjkko piranjat

Sondazh

Poll