Aktualitet

Shtohet “Grupi shqiptar” në Kongresin Amerikan, kush janë 3 përfaqësuesit nga Texas, Massachusetts dhe Michigan

Grupi përbëhet nga ligjvënës amerikanë të cilët mbështesin interesat e shqiptarëve në SHBA dhe në Ballkan.

18 Qershor 2025, 20:58 Nga M.B
Shtohet “Grupi shqiptar” në Kongresin Amerikan, kush janë
Pete Sessions

SHBA- Kongresmeni Pete Sessions është anëtari më i ri i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i njohur ndryshe si “Caucus-i Shqiptar”. Grupi përbëhet nga ligjvënës amerikanë të cilët mbështesin interesat e shqiptarëve në SHBA dhe në Ballkan.

Lajmi u bë i ditur nga organizata “Albanians for America”, e cila njoftoi se Kongresmeni Sessions është tashmë pjesë e këtij grupi ndërpartiak që promovon marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Në një mesazh të posaçëm Kongresmeni Sessions ka thënë se rikonfirmon përkushtimin e tij për të mbështetur shqiptarët, si në SHBA ashtu edhe në Ballkan.

“Theksoi rolin jetik të diplomacisë amerikane dhe nevojën për një angazhim të vazhdueshëm në rajon. Vlerësoi punën e palodhur të përfaqësuesve të AFA-së, Gino Mulliqi dhe Doc Vranici, për avokimin e çështjeve shqiptare në Uashington”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Gjithashtu, Kongresistet Lori Trahan (D-MA) dhe Delia Ramirez (D-IL) janë bashkuar zyrtarisht me “Caucus-in Shqiptar” në Kongresin Amerikan duke shënuar një moment pozitiv për përfaqësimin shqiptaro-amerikan në Capitol Hill.

Kongresistja Lori Trahan, e cila përfaqëson Distriktin e 3-të të Massachusetts, sjell një përvojë të fortë në shërbimin publik dhe udhëheqjen e politikave. Ndërsa Kongresistja Delia Ramirez, që përfaqëson Distriktin e 3-të të Illinois, është latina e parë e zgjedhur në Kongres nga rajoni i Midwest-it.

pete sessions

Sondazh

Poll