Aktualitet

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe/ Gjykata lë në detyrim paraqitje Krenar Velajn

Krenar Velaj, ditën e diel duke drejtuar mjetin lundrues dëmtoi në gjymtyrë dhe shpatull një turist Gjerman në plazhin e gjipese.

18 Qershor 2025, 17:09 Nga E. D
Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe/ Gjykata lë në
foto ilustruese

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman. Krenar Velaj, ditën e diel duke drejtuar mjetin lundrues dëmtoi në gjymtyrë dhe shpatull një turist Gjerman në plazhin e gjipese.

Ngjarja ka ndodhur teksa turisti gjerman ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat. Fillimisht ka qenë drejtuesi i gomones që e ka nxjerrë turistin në breg, duke lundruar me gomone përgjatë vijës bregdetare, nga vendi ku ndodhi aksidenti deri në Himarë.

krenar velajn

Sondazh

Poll