Aktualitet

Nuk deklaroi apartamentin në Vlorë, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Gjithashtu Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, që nuk ishte deklaruar nga ai. 

18 Qershor 2025, 13:35 Nga DOSJA
Nuk deklaroi apartamentin në Vlorë, Apeli i GJKKO lë në fuqi
fatos tushe

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e dënuar me 1 vit burg, dënim i konvertuar në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë. 

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosën lënien ne fuqi te vendimit nr.56,date 09.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjithashtu Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, që nuk ishte deklaruar nga ai. 

fatos tushe apeli i gjkko

Sondazh

Poll