Bota

"Ka ndërruar jetë Elfriede Jelinek"/ Reagon fituesja e Çmimit Nobel për letërsi: Përsëri? Kjo është hera e dytë që vdes

Informacioni u postua fillimisht në X, në një llogari që supozohej se i përkiste një dege të një shtëpie botuese gjermane, dhe u riprodhua nga mediat, duke provokuar reagime të forta në faqet e rrjeteve sociale.

18 Qershor 2025, 08:03 Nga N.F
"Ka ndërruar jetë Elfriede Jelinek"/ Reagon fituesja e
Elfriede Jelinek

GJERMANI- Mediat në Gjermani dhe Austri riprodhuan për herë të dytë të martën lajmin për vdekjen e autores fituese të Çmimit Nobel për letërsi, Elfriede Jelinek. Pas përhapjes së lajmit, Jelinek reagoi duke thënë se është hera e dytë që vdes pasi edhe vitin e kaluar u publikua se ajo ka ndërruar jetë

"Përsëri? Kjo është hera e dytë që vdes. Më ndodhi edhe mua vitin e kaluar. Por unë jam ende këtu", komentoi 78-vjeçarja.

Informacioni u postua fillimisht në X, në një llogari që supozohej se i përkiste një dege të një shtëpie botuese gjermane, dhe u riprodhua nga mediat, duke provokuar reagime të forta në faqet e rrjeteve sociale.

Më pas e njëjta llogari që publikoi lajmin tha se ishte një mashtrim, i krijuar nga italiani Tommaso Debenedetti. Debenedettin disa media e paraqesin si një "mësues shkolle të mesme në Romë" që ka përhapur lajme të rreme në internet për vite me radhë, për të treguar pamaturinë e gazetarëve që nxitojnë t'i ritransmetojnë ato pa i verifikuar.

Në vitin 2022, një anëtar i parlamentit kërkoi që të mbahet një minutë heshtje gjatë një takimi të komisionit parlamentar për vdekjen e ish-kancelarit austriak Franz ëranitzky, informacion për të cilin u shpërnda nga i njëjti burim.

elfriede jelinek

Sondazh

Poll