Art&Argëtim

“S’dua të humbas nusen ideale”, e ëma e Stresit bën çmos për të bashkuar çiftin, kthen djalin e saj problematik në

25 Janar 2020, 20:03 Nga DOSJA
“S’dua të humbas nusen ideale”, e ëma e Stresit

TIRANË– Nëna e reperit Arkimed Lushaj, Shpresa Lushaj ka bërë çmos që djali i saj të kthehej sërish në krahët e bashkëhsortes së tij, Kejsit, pas disa muajve pauzë. Burime pranë çiftit bëjnë me dije për Panoramaplus, se mamaja e reperit e ka parë gjithmonë Kejsin si nuse ideale dhe nuk e ka humbur asnjëherë durimin për të negociuar me dy të rinjtë.

Dashuria e familjes së Stresit për Kejsin është parë edhe pas ndarjes së çiftit. Nusja që jeton në Kanada, shkëbente komente dhe mesazhe në rrjete sociale me Shpresa Lushajn, ku nuk mungojnë fjalët e zemrës. Mesa duket kjo marrëdhënie e ngrohtë, ka arritur që të ribashkojë çiftin.

Dyshja u ndanë pasi reperi doli nga burgu dhe arsyeja u mësua të ishte tradhëtia nga ana e këngëtarit. Pavarësisht distancës, Kejsi dhe Stresi kanë komunikuar përmes mesazheve të koduara në rrjetet sociale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj kejsi lushaj shpresa lushaj stresi arkimed lushaj kejsi lushaj shpresa lushaj stresi

Sondazh

Poll