Art&Argëtim

ME VIDEO/ “Ktheva dhimbjen në forcë”, Vin Veli flet për periudhën më të errët në jetën e tij, të atit i pushoi zem

25 Janar 2020, 16:14 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Ktheva dhimbjen në forcë”, Vin Veli flet

TIRANË– Dj Vin Veli ka treguar së fundmi edhe periudhën më të vështirë të jetës së tij. I ftuar në “Glamour zone”, Vin Veli u shpreh se ka përjetuar një tmerr në momentin kur vetëm dy orë pasi kishte ardhur në jetë nipi i tij, i vdiq i ati.

“Periudha më e vështirë ka qenë kur u nda nga jeta babi im para dy vitesh. Ishte e papritur, atë ditë që edhi në jetë nipi im pas 2 orësh babai im vdiq. Dy emocione të forta në të njëjtën ditë.  Edhe karriera ime nuk ka qenë në ditët e mia më të mira, por fillova që ato muaj ta ktheja dhimbjen në forcë dhe të rikthehesha në tregun muzikor,”– tha Vin Veli.

Momenti në video pas minutë së 08:00

Ngjarja e rëndë në familjen e Velit ndodhi dy vite më parë. Në atë kohë DJ bëri një pauzë nga jeta publike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dj vin veli vin veli dj vin veli vin veli

Sondazh

Poll