Bota

Përleshje mes grupeve në burgun Santiago Vazquez, përfshihen nga flakët qelitë, humbin jetën 4 persona në Uruguai

Ministria e Brendshme tha se incidenti u shkaktua nga një përplasje midis grupeve të të burgosurve në qelitë fqinje.

17 Qershor 2025, 07:39 Nga N.F
Përleshje mes grupeve në burgun Santiago Vazquez, përfshihen nga
Foto

URUGUAI- Katër të burgosur vdiqën të hënën pas një zjarri në një burg në Uruguai. Zjarri mësohet se u shkaktua pas një përleshjeje midis të burgosurve. Zjarri shpërtheu në një qeli në burgun Santiago Vazquez, në periferi të kryeqytetit Montevideo, pas një përleshjeje.

Ministria e Brendshme tha se incidenti u shkaktua nga një përplasje midis grupeve të të burgosurve në qelitë fqinje. Më tej në deklaratë u bë me dije se situata ishte vënë nën kontroll. Personat që vdiqën ishin midis 23 dhe 47 vjeç. Tre roje burgu u trajtuan për helmim nga monoksidi i karbonit.

Në shtator, gjashtë të burgosur vdiqën në të njëjtin burg, në një zjarr që shpërtheu në kushte të ngjashme me ato të djeshme. Në fund të vitit 2024, Uruguai kishte më shumë se 16,000 të burgosur në burgjet e tij, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme. Kjo do të thotë që vendi me 3.4 milionë banorë është ndër 15 vendet me popullsinë më të lartë të burgjeve për frymë në botë, sipas raportit ëorld Prison Brief.

zjarr ne nje burg ne uruguai

Sondazh

Poll