Bota

Netanyahu 'përshkallzon' konfliktin në Lindjen e Mesme: Eleminimi i Khamenei do mbyllte luftën

Netanyahu u shpreh se një goditje e tillë nuk do ta përshkallëzonte situatën, por sipas tij, do ta përmbyllte konfliktin.

16 Qershor 2025, 19:43 Nga I.A
Netanyahu 'përshkallzon' konfliktin në Lindjen e Mesme:
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si një mënyrë për t’i dhënë fund përplasjes mes dy vendeve. Në një intervistë për rrjetin amerikan ABC News, Netanyahu u shpreh se një goditje e tillë nuk do ta përshkallëzonte situatën, por sipas tij, do ta përmbyllte konfliktin.

“Nuk do ta përkeqësonte, por do ta përfundonte atë,” u shpreh Netanyahu, kur u pyet për raportimet se Presidenti amerikan Donald Trump kishte vendosur veto ndaj një plani të mundshëm për të larguar fizikisht liderin suprem iranian, nga frika e një përshkallëzimi të pakontrolluar në Lindjen e Mesme.

benjamin netanyahu ajatollah ali khamenei

Sondazh

Poll