Bota

Për herë të parë një grua në krye të spiunazhit britanik/ Kush është Blaise Metrewel në krye të shërbimeve sekrete?

Metreweli është gruaja e parë në krye të MI6, shërbimeve sekrete britanike të çështjeve të jashtme, në 116 vjet të historisë së agjencisë. Ky vendim u njoftua nga vetë Kryeministri britanik Keir Starmer pas mbërritjes së tij në Kanada për samitin e G7.

16 Qershor 2025, 22:19 Nga E. D
Për herë të parë një grua në krye të
Blaise Metreweli

BRITANI E MADHE-  47 vjeçarja, Blaise Metreweli do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë departamentin britanik të inteligjencës së jashtme. Metreweli është gruaja e parë në krye të MI6, shërbimeve sekrete britanike të çështjeve të jashtme, në 116 vjet të historisë së agjencisë. Ky vendim u njoftua nga vetë Kryeministri britanik Keir Starmer pas mbërritjes së tij në Kanada për samitin e G7.

Kush është Blaise Metreweli?

Blaise Metreweli 47-vjeçe ka qenë në shërbimin e inteligjencës që nga viti 1999 dhe do të pasojë Sir Richard Moore në vjeshtë. Aktualisht Metreweli shërben si drejtoreshë e përgjithshme e Seksionit “Q”, përgjegjëse për teknologjinë dhe inovacionin në sektorin e inteligjencës jashtë vendit. Gjatë karrierës së saj, ajo ka mbajtur pozicione të tjera të larta në MI6 dhe MI5, agjencinë për sigurinë e brendshme dhe kundër-spiunazhin. Ajo ka studiuar antropologji kulturore në Universitetin e Kembrixhit dhe ka pasur role operative në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

E diplomuar në antropologji në Pembroke College të Cambridge, ku mori pjesë edhe në garën klasike të kanotazhit kundër Oksfordit si studente, fitoi kundër Barbara Woodward, ish-ambasadore e Mbretërisë në Pekin, e cila, edhe për këtë, thuhet se humbi garën. Disa në MI6 druheshin se ajo mund të ishte shumë “e butë” përballë kërcënimit kinez.

“MI6 luan një rol jetësor së bashku me MI5 dhe GCHQ në mbajtjen e popullit britanik të sigurt dhe në promovimin e interesave të Mbretërisë së Bashkuar jashtë vendit. Pres me padurim të vazhdoj këtë punë përkrah oficerëve dhe agjentëve të guximshëm të MI6 dhe partnerëve tanë të shumtë ndërkombëtarë," tha ajo. 

Çfarë bën 'C'?

'C' është kreu i MI6, zyrtarisht i njohur si Shërbimi Sekret i Inteligjencës, dhe ata i raportojnë sekretarit të jashtëm. 'C' është gjithashtu pjesë e Komitetit të Përbashkët të Inteligjencës, së bashku me krerët e departamenteve të tjera dhe zyrtarët e lartë të qeverisë. Ai merr raportet e inteligjencës, analizon situatat në vazhdim dhe këshillon kryeministrin.

“Emërimi historik i Blaise Metreweli vjen në një kohë kur puna e shërbimeve tona të inteligjencës nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Mbretëria e Bashkuar po përballet me kërcënime të një shkalle të paparë, qoftë nga sulmuesit që dërgojnë anije spiune në ujërat tona apo nga hakerat, planet e sofistikuara kibernetike të të cilëve synojnë të kompromentojnë shërbimet tona publike”, tha Starmer. 

blaise metreweli

Sondazh

Poll