Aktualitet

Vrasja e mistershme e 58-vjeçarit në Vloçisht, tri dëshmitë dhe provat hidhen poshtë nga një deklaratë

Ekspertët, ish-drejtori i Policisë Shkencore, Vladimir Ikonomi dhe ish-prokurori, Ervin Karanxha shpjegojnë se një deklaratë nuk mund të hedhë poshtë disa dëshmi dhe një provë shkencore të shenjave të barutit.

16 Qershor 2025, 21:32 Nga E. D
Vrasja e mistershme e 58-vjeçarit në Vloçisht, tri
foto ilustruese

TIRANË- Lidhur me vrasjen e Vloçishtit, pas kaq kohësh, emisioni “Stop” në Tv Klan ka siguruar edhe 3 dëshmi ekskluzive nga dy bashkëfshatarë, të cilët kanë parë viktimën me autorin natën e ngjarjes duke debatuar. Po kështu edhe shefi i policisë që zbardhi vrasjen pohon se sipas dëshmive dhe provave, Edison Kodralli ka vrarë për motive të dobëta Ethem Hënën.

Ekspertët, ish-drejtori i Policisë Shkencore, Vladimir Ikonomi dhe ish-prokurori, Ervin Karanxha shpjegojnë se një deklaratë nuk mund të hedhë poshtë disa dëshmi dhe një provë shkencore të shenjave të barutit.

Sipas tyre, prokuroria dhe gjykata kanë nxjerrë qëllimisht dhe në shkelje të ligjit, autorin e vrasjes së Ethem Hënës, duke e lënë ngjarjen pa autor dhe autorin 14 vjet të lirë. /tvklan.al

Sondazh

Poll