16 Qershor 2025, 17:05
Nga DOSJA
foto ilustruese
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar të hënën serbin Gavrillo Millosavleviqin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Gjykatësi Vesel Ismaili ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i dyshuari në cilësinë e zyrtarit në burgun e Dubravës e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej, dhe kështu i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit, ka raportuar mediumi i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, Betimi për Drejtësi.
Atij i ishte ngritur aktakuza më 29 nëntor të vitit 2023 dhe në të përmendej se Millosavleviq, bashkë me disa persona tjera, kishte vrarë, rrahur, maltretuar dhe torturuar të burgosurit civilë shqiptarë.
Sipas aktakuzës, ai kishte qenë pjesë e grupit të ushtarëve serbë, të cilët kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitralozë, mortajë dhe armë tjera, në një operacion të nisur më 22 maj 1999 deri më 24 maj 1999, si pasojë e të cilit ishin vrarë 109 të burgosur.
Në shkurt të vitit 2024, nga akuza për krime lufte ishte liruar edhe serbin tjetër Zllatan Arsiniqi, i cili akuzohej se me pjesëtarë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare në kohë lufte, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të banorëve të Kamenicës.
Fondi për të Drejtën Humanitare pati vlerësuar në rastin e Arsiniqit se trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kishte mbajtur proces të drejtë gjyqësor.
Në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë besohet se janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona - shumica prej të cilëve shqiptarë./REL
gavrillo millosavleviç
Aktualitet
16 Qershor 2025, 16:58
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ITALIA- Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në qytetin Tolentino, në provincën e M...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 16:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryqëzi...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 16:08
E. D
foto ilustruese
DHËRMI- Dy të rinj në Dhërmi janë vënë në pranga nga policia, pasi u janë gjetur lënd&eu...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 15:58
E. D
Florina Cani
TIRANË- Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani, është shprehur se askush nga shkolla nuk i ka kontaktuar...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 15:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Është shtyrë seanca në gjyqin për personat e tjerë e akuzuar për dosjen “Metamorfoza&...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 15:28
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi po transportonte emigrantë të...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 15:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga hetimet për atentatin në Lundër të Tiranë&nb...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 14:50
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Balldre n&...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 14:40
N.F
Foto
ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka pezulluar nga detyra 2 punonjës policie në Elbasan. Në njoftim bëhet me...
Aktualitet
16 Qershor 2025, 14:35
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Topografi 83-vjeçar Luigj Paloka i dënuar me 5 vite burgim nga Apeli i GJKKO ka rënë në prangat e po...