Bota

Izraeli paralajmëron qytetarët iranianë: Largohuni nga Teherani!

Më parë zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se banorët e kryeqytetit iranian do të paguajnë çmimin për sulmet me raketa të Iranit.

16 Qershor 2025, 16:29 Nga M.B
Izraeli paralajmëron qytetarët iranianë: Largohuni nga Teherani!
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua me një mesazh të ri qytetarëve iranianë, duke u bërë thirrje të largohen sa më shpejt nga Teherani. Më parë zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se banorët e kryeqytetit iranian do të paguajnë çmimin për sulmet me raketa të Iranit.

Sulmet iraniane kanë shkaktuar të paktën tetë viktima në Izraelin Qendror, ndërsa rreth 300 persona janë shtruar në spital pas shpërthimeve në qytete si Tel Avivi dhe Haifa. Në një komunikim të përbashkët, presidentët Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan theksuan se vetëm diplomacia mund të sjellë një zgjidhje për krizën Iran-Izrael.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, që nga fillimi i konflikteve të premten janë vrarë të paktën 224 iranianë nga sulmet izraelite, ku 90% e viktimave janë civilë.
 

lindje e mesme

Sondazh

Poll