Aktualitet

Përfshihet nga flakët toka në Urën e Kardhiqit, zjarrfikësit shpëtojnë një banesë

Bëhet me dije se fakët rrezikuan një banesë, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse shmangu përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

15 Qershor 2025, 21:17 Nga M.B
Përfshihet nga flakët toka në Urën e Kardhiqit,
Foto nga vendi i ngjarjes


GJIROKASTËR- Flakët kanë përfshirë sot kodrën në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në rrugën që të çon drejt fshatit Palokastër, duke djegur bimësi të thatë dhe shkurre. Bëhet me dije se fakët rrezikuan një banesë, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse shmangu përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Sipas informacioneve në vendngjarje mbërritën 12 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 mjete ndihmëse, të cilët punuan për disa orë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Gjithashtu mësohet se si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me barëra dhe shkurre, ndërsa nuk pati të lënduar.

ura e kardhiqit

Sondazh

Poll