Sport

Paga marramendëse e Wirtz te Liverpooli!

15 Qershor 2025, 10:00 Nga DOSJA
Paga marramendëse e Wirtz te Liverpooli!

ANGLI - Gjithçka tregon se nënshkrimi i Florian Wirtz për Liverpoolin është transferimi i verës. Klubi nga qyteti i Beatles do të paguante 150 milionë euro për gjermanin.

Por tani, Sky Sports ka publikuar pagën që Wirtz do të fitonte në Anfield. Jo më pak se 245.000 paund në javë. 

Duke bërë llogaritjet, kjo do të thotë se lojtari aktual i Bayern Leverkusen do të fitonte plot 12.7 milionë paund në vit - 12 herë më shumë sesa në BayArena!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll