Sport

Sa para do të ndahen për Kupën e Botës? Formula dhe shifrat janë shumë interesante

Një turne fitimprurës: fondi i çmimeve të Kupës së Botës për Klube 2025 arrin në 1 miliard dollarë. Ekipi kampion mund të marrë deri në 125 milionë dollarë.

15 Qershor 2025, 07:30 Nga DOSJA
Sa para do të ndahen për Kupën e Botës? Formula dhe shifrat

SHBA - FIFA ka zbuluar formulën e saj të shpërndarjes financiare për Kupën e Botës për Klube 2025, i cili do të ndajë një total prej 1 miliard dollarësh midis 32 klubeve pjesëmarrëse, duke vendosur një rekord për çmimin në një garë eliminatore në fazën e grupeve. Sipas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, skuadra fituese mund të marrë deri në 125 milionë dollarë.

Ky plan financiar është i ndarë në dy blloqe të mëdha: 475 milionë për shpërblimin e performancës sportive dhe 525 milionë për pjesëmarrjen, të ndara sipas kontinentit të origjinës së klubeve.

Për shembull, ekipet evropiane do të marrin midis 12.81 dhe 38.19 milionë dollarë, ndërsa ekipet e Amerikës së Jugut do të marrin 15.21 milionë. Azia, Afrika dhe Amerika e Veriut do të marrin nga rreth 9.55 milionë, ndërsa Oqeania 3.58 milionë.

Për sa i përket çmimeve të bazuara në rezultate, çdo fitore në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2 milionë dollarë dhe çdo barazim 1 milion dollarë.

Shumat rriten ndërsa turneu përparon: 7.5 milionë dollarë në raundin e 16-të, 13.125 dollarë në çerekfinale, 21 milionë dollarë në gjysmëfinale, 30 milionë dollarë për vendin e dytë dhe 40 milionë dollarë për kampionin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll