Sport

Formula 1 / Russell në “pole position” për të dytën herë në Montreal!

Me të në rreshtin e parë do të niset Max Verstappen, i cili kohën e tij e ndali kronometrin vetëm 160 të mijëtat prapa më të shpejtit të këtyre provave, por që gjithësesi edhe holandezi do të niset nga linja e pare me Red Bull-in e tij.

15 Qershor 2025, 00:17 Nga DOSJA
Formula 1 / Russell në “pole position” për të

KANADA - George Russell dyfishon numrin e poleve në Montreal, ku ai u nis përpara të gjithëve një vit më parë. Një minutë, 10 sekonda e 899 arriti të ndalë në provat e djeshme zyrtare piloti i skuadrës Mercedes, prova të vlefshme për Çmimin e Madh të Kanadasë.

Me të në rreshtin e parë do të niset Max Verstappen, i cili kohën e tij e ndali kronometrin vetëm 160 të mijëtat prapa më të shpejtit të këtyre provave, por që gjithësesi edhe holandezi do të niset nga linja e pare me Red Bull-in e tij. Për herë të parë këtë vit nuk ka të paktën një McLaren në rreshtin e parë të startit. Oscar Piastri me makinën e tij Mercedes dhe Andrea Kimi Antonelli gjithashtu me makinën Mercedes do të nisin nga rreshti i dytë, përpara  Lewis Hamilton që e ndali kronometrin +0.627 të qindat dhe Fernando Alonso, ndërsa në rreshtin e katërt janë një  Lando Norris që zhgënjeu në këto prova dhe piloti tjetër i skuadrës Ferrari Charles Lerclerc, i cili u ngadalësua nga trafiku që shkaktoi Isack Hadjar në proven e tij të fundit për të regjistruar një kohë të shpejtë.

Dhjetë të parët mbyllen nga piloti franko-algjerian i skuadrës Racing Bulls dhe Alexander Albon i cili kishte shkaktuar një flamur të kuq kur – në minisesionin e parë të këtyre provave zyrtare, Williams i tij kishte humbur mbulesën e motorit në pistë të drejtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll