Aktualitet

AGK-ja reagon për aktakuzën ndaj deputetit Simiç: Të gjitha sulmet ndaj gazetarëve në maj dhe qershor 2023 të marrin dënimet e merituara!

AGK-ja thekson se do ta ndjekë nga afër procesin gjyqësor dhe insiston që drejtësia të veprojë pa vonesa.

13 Qershor 2025, 22:34 Nga N.F
AGK-ja reagon për aktakuzën ndaj deputetit Simiç: Të
Simiç

KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK ka reaguar pas aktakuzë së ngritur nga Prokuroria Speciale kundër deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiç për sulmet ndaj gazetarëve më 16 qershor 2023 në Leposaviç.

AGK-ja thekson se do ta ndjekë nga afër procesin gjyqësor dhe insiston që drejtësia të veprojë pa vonesa. Në reagim theksohet së Asociacioni angazhohet që të gjitha sulmet ndaj gazetarëve në maj dhe qershor 2023 të marrin dënimet e merituara nga sistemi i drejtësisë.

Sipas Prokurorisë, Simiç akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një turmë prej më shumë se tetë personash, të cilët sulmuan gazetarët me molotov, grushte, shqelma dhe mjete të forta si tulla dhe kube betoni, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore për dy prej tyre.

Po ashtu, i pandehuri tjetër me inicialet U.V. akuzohet për veprat penale “Sulmi” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, për përfshirje direkte në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve.

 

akg slavko simic

Sondazh

Poll