Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Mbi 60% e një uzine ku Irani pasuroi uranium është shkatërruar nga sulmet izraelite

Ushtria izraelite tha më parë se kishte shkatërruar objektin e programit bërthamor iranian në Isfahan, ku media lokale raportoi një shpërthim të madh.

13 Qershor 2025, 22:30 Nga r.ll
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Mbi 60% e një
foto ilustruese

TEHERAN- Irani ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se objektet bërthamore në Fordow dhe Isfahan u goditën nga sulmet izraelite. Këtë e konfirmoi shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten.

Ai shtoi se një uzinë mbitokësore, ku Irani pasuroi uranium deri në 60 përqind, ishte shkatërruar.  Brenda objektit të Natanz ka ndotje radioaktive dhe kimike, por kjo mund të kontrollohet, tha ai.

Nuk ka prova për dëmtime në objektin nëntokësor të pasurimit në Natanz, por sulmi ndaj infrastrukturës së furnizimit me energji mund të ketë dëmtuar centrifugat.

Ushtria izraelite tha më parë se kishte shkatërruar objektin e programit bërthamor iranian në Isfahan, ku media lokale raportoi një shpërthim të madh. Megjithatë, Teherani pretendon se dëmi në objektet e Fordow dhe Isfahan është minimal.

Sondazh

Poll