Bota

FOTOLAJM/ Pesë persona mbetën të plagosur, dalin pamjet e para të dëmeve në Tel Aviv nga sulmet iraniane

Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka kryer sulme kundër dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore.

13 Qershor 2025, 22:00 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Pesë persona mbetën të plagosur, dalin pamjet e para
pamje nga sulmet

TEHERAN- Irani ka nisur një sulm ajror ndaj Izraelit në një operacion të quajtur "Premtimi i Vërtetë 3". Ky kundërsulm me raketa vjen si përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme izraelite. Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka kryer sulme kundër dhjetëra objektivave, qendrave ushtarake dhe bazave ajrore.

Qiejt e Jerusalemit dhe Tel Avivit janë ndriçuar prej gati dy orësh, ndërsa sistemi mbrojtës i Izraelit "Kupola e Hekurt" u përpoq të shkatëronte raketat iraniane.

FOTOLAJM/ Pesë persona mbetën të plagosur, dalin pamjet e paraFOTOLAJM/ Pesë persona mbetën të plagosur, dalin pamjet e paraFOTOLAJM/ Pesë persona mbetën të plagosur, dalin pamjet e para

Po ashtu janë publikuar pamje të ndërtesave të dëmtuara në Tel Aviv. Shërbimi i ambulancës së vendit thotë se të paktën pesë persona janë plagosur.

FOTOLAJM/ Pesë persona mbetën të plagosur, dalin pamjet e paraFOTOLAJM/ Pesë persona mbetën të plagosur, dalin pamjet e paraFOTOLAJM/ Pesë persona mbetën të plagosur, dalin pamjet e para

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, thotë se Irani do të shkaktojë goditje të rënda pasi Izraeli ishte ai që filloi luftën

Benjamin Netanyahu thotë se lufta e Izraelit nuk është kundër popullit iranian, por kundër udhëheqjes së vendit, duke thënë: "Më shumë është rrugës. Regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur, ose çfarë do ta godasë. Nuk ka qenë kurrë më i dobët".

konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll