Bota

"Hakmarrja ndaj Izraelit ka filluar"/ Irani kundërsulm me dhjetëra raketa, raportohen disa shpërthime në Tel Aviv! IDF: I gjithë vendi është në zjarr nga predhat iraniane

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka identifikuar raketa të lëshuara së fundmi drejt vendit nga Irani.

13 Qershor 2025, 20:28 Nga r.ll
"Hakmarrja ndaj Izraelit ka filluar"/ Irani kundërsulm me
pamje nga tel avivi

TEHERAN- Irani ka deklaruar se hakmarrja e tij ndaj Izraelit ka filluar mbrëmjen e sotme, sipas medias shtetërore IRNA. Në Tel Aviv janë raportuar shpërthime dhe re të mëdha tymi rreth ndërtesave të larta në qytet. Ushtria izraelite ka deklaruar se ka identifikuar raketa të lëshuara së fundmi drejt vendit nga Irani, ndërsa në një postim në "X", thonë se i gjithë vendi është në zjarr nga predhat iraniane.

"I gjithë Izraeli është nën zjarr nga predhat iraniane", thuhet në deklaratë e ushtrisë izraelite. 

Izraeli iu bëri thirrje banorëve në të gjithë vendin të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura dhe të minimizojnë lëvizjen në zonat e hapura. Grumbullimet gjithashtu duhet të shmangen, sipas ushtrisë, dhe nëse lëshohet një alarm, njerëzit duhet të shkojnë në një hapësirë ​​të mbrojtur derisa të jepet një përditësim zyrtar.

iran izrael

Sondazh

Poll