Politike

Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu

Berisha tha se përfaqësues të PD-së janë çdo natë në ato media që i ftojnë, sepse sipas tij, ka edhe  media që nuk i ftojnë.

13 Qershor 2025, 13:08 Nga M.B
Berisha-gazetares: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe
Sali Berisha

TIRANA-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku iu drejtua një gazetareje duke i thënë se ajo kërkoi provat për "Trenin Bullgar", por nuk erdhi kur i paraqiti. Berisha tha se përfaqësues të PD-së janë çdo natë në ato media që i ftojnë, sepse sipas tij, ka edhe  media që nuk i ftojnë. Ai theksoi se konferenca e shtypit është e kryetarit dhe paraqet tërësinë e provave, fakteve të asaj që e konsideron si farsë elektorale.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Përfaqësues të PD janë çdo natë në ato media që i ftojnë, se ka media që nuk i ftojnë. Kanë qenë pa përjashtim, të mos të jap listën. Kanë qenë në të gjitha emisionet që janë ftuar. Kanë qenë në të gjitha mediat që janë ftuar. Konferenca e shtypit është e kryetarit dhe paraqet këtu tërësinë e provave, fakteve të farsës elektorale.

Pra, me respekt ndaj qytetarëve dhe medias, përfshi edhe ju, tjetër punë se një ditë kërkon se ku janë të dhënat e Trenit Bullgar, ditën tjetër ti mungon dhe mbetesh ta shohësh në media. Pra, këto janë. E rëndësishme është që këtu po bëhet zbërthimi me fakte, dokumente zyrtare i farsës së turpshme të 11 Majit 2025.

sali berisha

Sondazh

Poll