12 Qershor 2025, 22:16
Nga N.F
Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka shpëtuar hetimit për skandalin McGonigal, vetëm sepse nuk është me pasaportë Amerikane. Hoxha i ftuar në emisionin "Çim Peka LIVE" në SYRI TV u shpreh se amerikanët e kanë vizatuar të gjithë rolin e Edi Ramës.
Sipas tij duke qenë se Rama është shtetas i huaj, nuk e kanë vendosur nën hetim për çështjen tyre. Hoxha theksoi se Rama në këtë çështje nuk është vetëm përmenduar pasi sipas tij kryeministri ka kontakte dhe ishte prositës dhe përfitues.
"Amerikanët kanë hapur dy çështje njëkohësisht, çështjen Kolumbias dhe Nju Jorkut. Ajo që ra në sy, ishte fakti se Edi Rama ishte i fiksuar mirë në atë çështje. Pra, jo thjeshtë ishte përmendur, por kishte kontakte dhe influenca të qarta, porosi dhe përfitues. Se ishte dhe porositës dhe përfitues.
Pse po i bënte McGonigali këto? Sepse po përfitonte materialisht. Duke shpërdoruar detyrën e tij shumë të rëndësishme, ai po bënte para. Kush ishte tjetër i përfshirë në këtë çështje? Miliarderi rus Deripaska dhe kryeministri i një vendi aleat të SHBA-së. Dhe ai po përfitonte në të mirë të pushtetit të vet.
Çfarë ka tjetër aty. Janë fiksuar mirë takimet, McGonigal ka ardhë në Tiranë, kryeministri e ka pritur në zyrë dhe në ambiente private. Ku e ka pritur jashtë territorit të Shqipërisë. Në Shqipëri McGonigali nuk i ka deklaruar vizitat, kur Rama ka shkuar në SHBA është historia tjetër, ku janë bërë, pse janë bërë takimet dhe cili ishte qëllimi i këtyre takimeve.
Në fund në vendim dëshmohet qartë. McGonigal bëri një marrëveshje dhe nuk është hetuar më tej, sepse dhe ata ruajnë autoritetin e agjencive të tyre. Ata nuk lejuan që të shkatërrojnë imazhin e FBI, meqë aty ka qëlluar një mollë e krimbur që ishte McGonigali.
Për pjesën e personave të tjerë, të cilët përfitojnë nga rasti se nuk janë qytetarë amerikanë. Nëse Edi Rama do të kishte pasaportë Amerikane, ne do të kishim një tjetër histori në SHBA, sepse veprimet e McGonigalit janë hetuar për dëmin që ato kanë sjellë brenda Amerikës.
Po e përsëris dhe njëherë, nëse Rama do kishte një pasaportë amerikane ne do të kishim një tjetër situatë. Njëri prej personave ka pasaportë amerikane, por ai ka dëshmuar, është rrëfyer atje dhe e kanë mbajtur.
Sepse dëshmia e tij ka zbuluar se si është paguar McGonigali, nga kanë ardhur paratë etj.Rama nuk është hetuar në SHBA sepse nuk është qytetar amerikan, por ata e kanë vizatuar qartësisht se kush është roli i Ramës në këtë histori, ne e kemi parë fare qartë se është në dosje," tha Hoxha.
artan hoxha
Politike
12 Qershor 2025, 22:05
N.F
Qori
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ngriti shqetësime serioze mbi parregullsitë në procesin zgjedhor t&eum...
Politike
12 Qershor 2025, 21:24
benet beci
TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më ...
Politike
12 Qershor 2025, 19:24
Zeri
deputetet e kuvendit
TIRANË- Shqipëria mund të vijojë të kryesojë listën e vendeve të varfra në Evropë, p...
Politike
12 Qershor 2025, 18:00
N.F
Foto
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ka prezantuar sot një plan 15-pikësh për krijimin e një “Qeverie Uniteti...
Politike
12 Qershor 2025, 15:20
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata e Tiranës i ka rrëzuar padinë për shpifje ndaj Lulzim Bashës. ...
Politike
12 Qershor 2025, 15:03
N.F
Foto
TIRANË- Largimet me ritme të shpejta ndër vite të popullatës në emigracion, veçanërisht nga të rinjt&e...
Politike
12 Qershor 2025, 14:05
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për shpifje që juristi Romeo Kara kishte bërë ndaj d...
Politike
12 Qershor 2025, 13:29
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku dekl...
Politike
12 Qershor 2025, 13:26
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha ...
Politike
12 Qershor 2025, 13:18
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë kundër kërkesës së Unionit t&eum...