Aktualitet

Fiket pas disa orësh zjarri në Qeparo, rrezikohej një fabrikë vaji dhe disa banesa

Për të shuar flakët është dashur ndërhyrja edhe nga ajri.

12 Qershor 2025, 19:00 Nga N.F
Fiket pas disa orësh zjarri në Qeparo, rrezikohej një
Foto ilustruese

VLORË- Pas disa orësh zjarri që përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji.

Për të shuar flakët është dashur ndërhyrja edhe nga ajri. Në operacion u përfshi helikopteri Black Haëk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.

zjarri ne qeparo

Sondazh

Poll