Sport

Chiesa një hap larg Premier Ligës? Kalimi në La Liga një mundësi…

Jo vetëm rikthimi në Itali, por edhe në La Liga flitet për të ardhmen e tij...

12 Qershor 2025, 08:00 Nga DOSJA
Chiesa një hap larg Premier Ligës? Kalimi në La Liga një

ITALI - Federico Chiesa mund t’i habisë të gjithë me një destinacion të ri: sipas El Correo de Andalucía, anësori i Liverpoolit po e konsideron seriozisht një transferim te Real Betis, për të ringjallur një karrierë të ngadalësuar nga dëmtimet dhe një përvojë e dobët në Premier League.

Pas një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar në vitin 2022, Chiesa nuk ka arritur kurrë të rifitojë shkëlqimin e ditëve të tij te Juventusi. Duke u transferuar te Liverpooli në vitin 2023 për 12 milionë plus bonuse, ai bëri vetëm 14 ndeshje dhe 466 minuta sezonin e kaluar, me 2 gola dhe 2 asiste. Numra shumë larg atyre të regjistruara te Juventusi, ku ai ishte protagonist.

Betis, i cili mund ta humbasë Antonyn, e konsideron atë një profil interesant. Chiesa, nga ana e tij, e sheh La Ligën dhe projektin e Pellegrinit si një mundësi konkrete për të rifituar vazhdimësinë dhe dukshmërinë. Formula më e mundshme për operacionin do të ishte një huazim me mundësi blerjeje, por mbetet për t’u parë nëse Liverpooli është i gatshëm të hapë rrugën për shitje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll