11 Qershor 2025, 17:12
Nga N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka më pak besim sesa disa muaj më parë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor të Teheranit. Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit. Uashingtoni dhe Teherani nisën negociatat, pothuajse dy muaj më parë, me synimin për të arritur një marrëveshje bërthamore.
Duke folur për podkastin e New York Post, Trump u zotua sërish se nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore. Kur u pyet nëse mendon se mund ta bindë Iranin që t’i japë fund programit të tij bërthamor, Trump tha: “Nuk e di”.
“Nuk e di. E mendoja kështu, por po kam gjithnjë e më pak besim për këtë gjë”, tha presidenti amerikan.
“Ata duken sikur po e vonojnë këtë çështje qëllimisht dhe mendoj se kjo është për keqardhje. Tani kam më pak besim sesa kisha disa muaj më parë. Diçka u ka ndodhur. Por, kam shumë më pak bindje se mund të arrihet një marrëveshje”, shtoi ai.
Trump këmbënguli se, me apo pa marrëveshje, ai nuk do ta lejojë kurrë Iranin të posedojë armë bërthamore.
“Nëse nuk dëshironi të arrini një marrëveshje, atëherë nuk do të mund të keni armë bërthamore. Nëse arrini një marrëveshje, po ashtu nuk do të keni armë bërthamore”, tha udhëheqësi amerikan.
Që nga prilli, palët kanë zhvilluar pesë runde bisedimesh. Më 2018, gjatë mandatit të parë presidencial, Trump tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Republikës Islamike./ REL
trump iran
Bota
11 Qershor 2025, 17:01
N.F
Autori
AUSTRI- Detaje të reja po dalin në dritë rreth vrasësit serial të Gracit, i cili vrau 10 persona dhe më pas veten...
Bota
11 Qershor 2025, 16:17
E. D
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se nuk ka ndjenja të këqija pasi Elon Musku e...
Bota
11 Qershor 2025, 15:55
N.F
Foto ilustruese
HOLANDË- Kriza e shëndetit mendor tek fëmijët ka arritur në një pikë kritike, e përkeq&eu...
Bota
11 Qershor 2025, 15:39
E. D
Gavin Newsom
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është rikthyer me kritika të ashpra Guvernatorit t&eum...
Bota
11 Qershor 2025, 15:30
N.F
Plazh
MAL I ZI- Edhe pse sezoni kryesor turistik është në prag, në Mal të Zi ende nuk janë hapur të gjitha plazhet, aero...
Bota
11 Qershor 2025, 15:18
N.F
Volkov
RUSI- Disidenti rus dhe kritiku i Kremlinit, Leonid Volkov, një bashkëpunëtor kyç i udhëheqësit të ndjerë ...
Bota
11 Qershor 2025, 15:12
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Kinën për tarifat. Përmes n...
Bota
11 Qershor 2025, 15:06
Donald Trump
SHBA- Kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass njoftoi vendosjen e orës policore për qendrën e qytetit, e ...
Bota
11 Qershor 2025, 14:38
M.B
Anëtarët e Kryqit të Kuq gjatë operacionit të riatdhesimit të ushtarëve të vrarë ukrainas. 11 qershor 2025.
UK...
Bota
11 Qershor 2025, 14:03
E. D
gazetari
SHBA- Autoritetet amerikane ndaluan një korrespondent të CNN dhe një ekip të tij që po raportonin mbi protestat kundë...