Bota

"S’kam ndjenja të këqija"/ Trump nuk përjashton mundësinë e pajtimit me Musk: Isha vërtet i befasuar që kjo ndodhi

Trump kishte deklaruar se ishte i zhgënjyer me Musk, por ka shtuar tani se gjëra të tilla ndodhin dhe se nuk e fajëson atë për asgjë. I pyetur nëse ai dhe Musk mund të pajtoheshin, Trump ka thënë se mendon që po.

11 Qershor 2025, 16:17 Nga E. D
"S’kam ndjenja të këqija"/ Trump nuk përjashton
Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se nuk ka ndjenja të këqija pasi Elon Musku e kritikoi publikisht “projektligjin e tij të madh dhe të bukur” dhe të dy patën një përplasje javën e kaluar.

“Nuk kam ndjenja të këqija. Isha vërtet i befasuar që kjo ndodhi”, Tha Trump për New York Post. 

Trump kishte deklaruar se ishte i zhgënjyer me Musk, por ka shtuar tani se gjëra të tilla ndodhin dhe se nuk e fajëson atë për asgjë. I pyetur nëse ai dhe Musk mund të pajtoheshin, Trump ka thënë se mendon që po. Pavarësisht kësaj, ai ka lënë të kuptohet se nuk e ka prioritet tani këtë.

“Funksioni im i vetëm tani është ta kthej këtë vend në një nivel më të lartë se kurrë më parë. Dhe mendoj se mund ta bëjmë këtë”, është shprehur Trump.

Të mërkurën miliarderi Musk ka shkruar në X se ishte i penduar për disa nga postimet e tij lidhur me Trump duke thënë se kishte shkuar shumë larg.

elon musk donald trump

Sondazh

Poll