11 Qershor 2025, 22:40
Nga N.F
Florina Cani
TIRANË- Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina ka reaguar për herë të parë pas publikimit të pamjeve ku duke djali i saj para dhe pas plagosjes. Florina foli sonte në “Opinion” teksa theksoi se nuk ka mundur ta shohë dhe se është shumë e tronditur.
“Me thënë të drejtën, po mundohemi ta marrim pak veten dhe ta kthejmë dhimbjen në forcë. Dhimbja çdo ditë shtohet, por ne duam që Martinin mos ta humbim me kujtimet e tij. Gjithsesi u trondita jashtë mase shumë, tronditje e madhe psikologjike. Ne kemi falenderuar mediat që na kanë qëndruar pranë, por ishte tronditëse! Unë nuk e dija që videoja ishte e publikuar, nuk munda që ta shikoj,” tha ajo.
Nëna e 14-vjeçari shprehet se autoritetet mund të kishin bërë diçka më shumë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. Ajo shtoi se po i ndjek hap pas hapi seancat gjyqsore teksa thekois e ka manipulime në të gjitha drejtimet.
“Ne po ndjekim hap pas hapi seancat gjyqësore, unë u bë disa raste që nuk kam shkuar se nuk po e përballoj si nënë. Policia e shteti duhet ta kishin zbuluar këtë. Autori është para gjykatës, por akoma nuk ka marrë një dënim. Unë kam thënë që do ndjek procedurat e gjykatës, por jemi në pritje. Pikëpyetjet janë të mëdha, unë vetë si nënë po. Ka manipulime në të gjitha drejtimet! Nuk ishin banda kriminelësh, ishin fëmijë. Nuk ka pasur tjetër njeri, është e qartë se kush e goditi,” shtoi ajo.
Nëna shtoi se pavarësisht qëllimit që ka pasur personi i parë që ka publikuar ato pamje, mund të ishte shmangur, pasi ka forma të tjera për sensibilizim.
“Ne jetojmë me dhimbje dhe unë nuk dua që kjo pjesë të shfaqet herë pas here. Nëse kalon vijën e kuqe, duhet çdo njeri të marrë atë që meriton. Ka forma të ndryshme nëse do të ngresh zërin, jo duke shfaqur videon tepër të rëndë. Ka momente që qajmë të dy bashkë, ka momente që dalim. Po e kthejmë në forcë, nuk dua që plaga ime të shfaqet…,” u shpreh nëna e Martinit.
vrasja e martin canit
Aktualitet
11 Qershor 2025, 22:28
N.F
Foto
KLOS- Policia ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me gjetjen e një trupi të pajetë në Klos. Në njoftim poli...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 22:15
N.F
Foto ilustruese
KLOS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjetjen e një trupi të pajetë mbrëmjen e sotme në f...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 22:11
N.F
Foto
LEZHË- Lezha përballet me një situatë më të vështirë për trajtimin e kafshëve endacakë. Kjo Bas...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 22:07
N.F
Foto
TIRANË- Nisur nga një nevojë e tillë, udhëzimet që vinin nga Europa adresonin problemin fillestar për mungesën...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 22:02
N.F
Foto
KLOS- Një person i pajetë është gjetur në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 22:00
N.F
Pamjet
TIRANË- Prokurimet publike zbulojnë se për trajtimin e qenve endacakë hidhen miliona. Por, paratë nuk kanë zgjidhur as...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 21:56
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Edhe Korça, që ka shpenzuar miliona, nuk ka arritur dot t’i japë zgjidhje dinjitoze problematikës....
Aktualitet
11 Qershor 2025, 21:51
N.F
Aktivistja
TIRANË- Në Shqipëri, janë rikthyer së fundi helmimet masive ndaj kafshëve. Ato janë të koordinuara nga i...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 21:48
N.F
Flamur Dodoveci
BERAT- Jemi në Berat, pasi taksisti Flamur Dodoveci, tregon, se është ndaluar në vitin 2018 dhe ka vuajtur dë...
Aktualitet
11 Qershor 2025, 21:44
N.F
Foto
TIRANË- Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për një...