Aktualitet

Gjetja e trupit të pajetë në Klos, reagon policia: Janë konstatuar dëmtime në trup! Po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

Në njoftim policia bën me dije se viktima një 65-vjeçar u gjet i pajetë pranë pronës së tij. 

11 Qershor 2025, 22:28 Nga N.F
Gjetja e trupit të pajetë në Klos, reagon policia: Janë
Foto

KLOS- Policia ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me gjetjen e një trupi të pajetë në Klos. Në njoftim policia bën me dije se viktima një 65-vjeçar u gjet i pajetë pranë pronës së tij. 

Raportohet se viktima kishte dëmtime në trup me mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga raportomet viktima është identifikuar si Selim Velsula.

Njoftimi:

Klos / Informacion paraprak. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

gjendet i pajete nje burre ne klos

Sondazh

Poll