Aktualitet

U gjet i pajetë në rrugë/ Identifikohet viktima në Klos, u godit 3 herë me thikë, mjeti prerës gjendet pranë trupit të 65-vjeçarit

Velsula u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks. Ka dyshime se viktima të jetë vrarë.

11 Qershor 2025, 22:15 Nga N.F
U gjet i pajetë në rrugë/ Identifikohet viktima në Klos, u
Foto ilustruese

KLOS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjetjen e një trupi të pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit. Identiteti i viktimës është zbuluar ndërsa bëhet me dije personi që u gjet i pajetë është 65-vjeçari, Selim Velsula.

Velsula u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks. Ka dyshime se viktima të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyshohet se është goditur viktima. Policia është nisur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.

identifikohet viktima në klos

Sondazh

Poll