Bota

VIDEO/ Protestat në Los Angeles, me duart pas shpine, policia largon ekipin e CNN gjatë raportimit

Gazetarët shihen duke vënë duart pas shpine përpara se oficerët t’i shoqërojnë ata. Carroll shpjegoi më vonë se iu kërkua të vinte duart pas shpine. Ai tha se oficerët nuk i vunë pranga, por ia kapën të dyja duart ndërsa e shoqëronin nga zona.

11 Qershor 2025, 14:03 Nga E. D
VIDEO/ Protestat në Los Angeles, me duart pas shpine, policia largon ekipin
gazetari

SHBA- Autoritetet amerikane ndaluan një korrespondent të CNN dhe një ekip të tij që po raportonin mbi protestat kundër bastisjeve të imigracionit në Los Angeles, duke vënë në pikëpyetje nëse forcat e rendit kanë synuar gazetarët që përpiqen të mbulojnë demonstratat pasi dy gazetarë të tjerë u goditën nga plumba gome.

 

Në pamjent e publikuara nga CNN shihen të gjithë anëtarët e ekipit, përfshirë gazetarin Jason Carroll, të shoqëruar nga oficerë dhe me duart pas shpine. Oficeri tha se ata nuk po i arrestonin, duke qenë se janë anëtarë të shtypit, por se oficerët duhet t'i largonin nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu oficeri paralajmëroi se ata do të arrestoheshin nëse ktheheshin.

Gazetarët shihen duke vënë duart pas shpine përpara se oficerët t’i shoqërojnë ata. Carroll shpjegoi më vonë se iu kërkua të vinte duart pas shpine. Ai tha se oficerët nuk i vunë pranga, por ia kapën të dyja duart ndërsa e shoqëronin nga zona. Policia pyeti për emrin dhe informacione të tjera bazë. Kur ai pyeti nëse po arrestohej, ata thanë se jo, por se po mbahej në paraburgim. Carroll tha se anëtarët e shtypit marrin disa rreziqe dhe kjo ishte e ulët në atë shkallë rreziqesh. 

"Por është diçka që nuk e prisja, thjesht sepse kemi qenë këtu gjithë ditën", tha ai.

Klubi Kombëtar i Shtypit i bëri thirrje Shefit të Policisë së Los Anxhelosit, Jim McDonnell, dhe Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, që të ndalojnë shënjestrimin, ndalimin ose pengimin e gazetarëve dhe të garantojnë që gazetarët të mund të raportojnë në mënyrë të sigurt mbi demonstratat. Gjithashtu u bëri thirrje atyre që të hetojnë dhe t'i mbajnë përgjegjës ata që janë përgjegjës.

“Policia nuk mund të zgjedhë kur zbatohet Amendamenti i Parë. Gazetarët në Los Angeles nuk u gjetën në mes të zjarrit ata u vunë në shënjestër”, tha në një deklaratë Presidenti i Klubit Kombëtar të Shtypit, Mike Balsamo.

shba

Sondazh

Poll