Sport

Interi fluturon për në SHBA: 'Misioni' i Kupës së Botës për Klubet zyrtarisht ka filluar...

Zikaltrit u nisën në aeroportin e Malpensës për në Los Angeles, qytetin ku do të debutojnë në turne.

11 Qershor 2025, 13:15 Nga DOSJA
Interi fluturon për në SHBA: 'Misioni' i Kupës së

ITALI - Tani gjithçka është gati. Me nisjen e mëngjesit të sotëm për në Los Angeles, aventura e Interit drejt Kupës së re të Botës për Klube FIFA ka filluar zyrtarisht.

Zikaltrit hipën në një fluturim nga aeroporti i Malpensas që do t'i çojë në Los Angeles, qytetin që do të presë ndeshjen e parë të Interit në këtë garë.

Ekipi, i udhëhequr nga trajneri i ri Cristian Chivu, do të stërvitet në ditët në vijim në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, Los Angeles (UCLA), për t'u përgatitur për debutimin e tyre në Kupën e Botës, i planifikuar për të martën, 17 qershor në orën 18:00 ora lokale, (në Itali do të jetë ora 03:00, më 18 qershor) në stadiumin Rose Bowl kundër meksikanëve të Monterrey.

Nga data 19 ata do të zhvendosen në Seattle, ku do të stërviten në Qendrën e Trajnimit Seahawks dhe ku do të sfidojnë japonezët e Urawa Red Diamonds në Lumen Field (më 21 qershor në orën 12:00 me kohën lokale (21:00 me kohën italiane) dhe argjentinasit e River Plate, një ndeshje e planifikuar për më 25 qershor në orën 18:00 me kohën lokale (në Itali do të jetë ora 03:00, më 26 qershor).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll