11 Qershor 2025, 10:16
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRI- Ditën e djeshme Austria u trondit nga një sulm i rëndë me armë zjarri, ku një 22-vjeçar vrau 10 persona në një shkollë në qytetin Graz dhe më pas vrau veten. Sipas mediave të huaja ky akt u cilësua si një nga aktet më të rënda të dhunës në historinë moderne të vendit, që tronditi opinionin publik.
Pas tragjedisë, Austria shpalli tre ditë zie kombëtare, ndërsa vendi është përfshirë nga një valë solidariteti mes qytetarëve dhe partive politike, zakonisht të përçara. Mijëra banorë u mblodhën në sheshin qendror të Grazit për të nderuar viktimat, ku vendosën lule dhe qirinj.
Kancelari austriak Christian Stocker tha se e marta ishte një ditë e errët në historinë e vendit tonë ndërsa nënvizoi se kjo ishte tragjedi kombëtare.
"Një shkollë është më shumë sesa thjesht një vend për të mësuar është një hapësirë për besim, për t'u ndjerë rehat dhe për të pasur një të ardhme. Në këto orë të vështira, të qenit njeri është pika jonë më e fortë. Sulmi e godet vendin tonë në zemër. Këta ishin të rinj që kishin gjithë jetën përpara," tha ai në konferencë.
Autori, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ishte një ish-student i Dreierschützengasse i cili nuk u diplomua nga shkolla, tha Ministri i Brendshëm Gerhard Karner teksa shtoi se tani ishte detyrë e zyrës penale të hetonte. Oficerët konfirmuan gjithashtu se personi i armatosur nuk ishte i njohur për policinë përpara sulmit.
austri
Bota
11 Qershor 2025, 10:11
M.B
SHBA- Policia e Los Anxhelosit e zbatoi me shpejtësi orën policore në qendër të qytetit të martën në mbrëmje, duk...
Bota
11 Qershor 2025, 10:05
E. D
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Miliarderi Elon Musk duke se ka bërë një hap pas në përplasjen me presidentin Donald Trump. ...
Bota
11 Qershor 2025, 09:30
M.B
Njerëzit mblidhen për të ndezur qirinj në sheshin kryesor pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë n&eum...
Bota
11 Qershor 2025, 09:04
M.B
Konferenca OKB-s për mbrojtjen e oqeaneve në Nicë të Francës
FRANCA- Për të mbrojtur oqeanet, në Nicë të ...
Bota
11 Qershor 2025, 08:22
M.B
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin e tij për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusi...
Bota
11 Qershor 2025, 08:13
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Përballimi i pandemisë së virusit koronaështë një "kantier ndërtimi i hapur", tha B...
Bota
11 Qershor 2025, 07:46
M.B
Dmitry Medvedev
RUSIA- Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë q...
Bota
10 Qershor 2025, 22:29
N.F
Foto ilustruese
LIBAN- Libani tha se nga sulmet me dronë të kryera nga Izraeli më 10 qershor, janë vrarë një burrë dhe d...
Bota
10 Qershor 2025, 21:33
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Vitin e kaluar, numri i të huajve që fituan shtetësinë gjermane në Gjermani arriti një nivel të...
Bota
10 Qershor 2025, 21:04
N.F
Rokshped Auto Qendra
MAL I ZI- Prokuroria Speciale në Mal të Zi njoftoi të martën se pronari i kompanisë Rokshped Auto Qendra, San...