Aktualitet

Heqja e çadrave të lokaleve përreth stadiumit/ Nuk ishte masë për ndeshjen Shqipëri- Serbi, IMT merr vendimin: Nuk do të lejohen të vendosën sërish, janë të paligjshme!

Menaxherët dhe pronarët e këtyre bizneseve shprehin shqetësimin se ky vendim dëmton aktivitetin e tyre, duke reduktuar hapësirat e shfrytëzueshme për klientët.

10 Qershor 2025, 21:12 Nga N.F
Heqja e çadrave të lokaleve përreth stadiumit/ Nuk ishte
Çadrat e lokale rreth stadiumit

TIRANË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës ka marrë vendimin që të mos lejojë baret dhe restorantet që ndodhen në stadiumin "Arena Kombëtare" që të vendosin çadra në ambientet rreth stadiumit. Vendimi është marrë më datë 30 maj 2025. Çadrat dhe strukturat e jashtme të bareve dhe restoranteve u hoqën pasi cilësohen të paligjshme.

Në fakt largimi dhe heqja e këtyre strukturave nisi para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë pasi përballja cilësohej e rrezikshme dhe se ishte pjesë e planit të masave. Por kjo masë rezulton se është marrë me vendim të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës.

Menaxherët dhe pronarët e këtyre bizneseve shprehin shqetësimin se ky vendim dëmton aktivitetin e tyre, duke reduktuar hapësirat e shfrytëzueshme për klientët. Strukturat e jashtme kanë qenë një pjesë e rëndësishme e shërbimit që ofrojnë pasi shumë klientë preferojnë të qëndrojnë në ambientet e jashtme për të shijuar momentet me të afërmit e tyre.

Bizneset shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me autoritetet për të rikthyer strukturat e jashtme, duke gjetur një zgjidhje që mund të jetë e pranueshme për të dyja palët. Ndërkohë, vendimi mbetet në fuqi dhe bizneset duhet të përshtaten me kushtet e reja të operimit.

Heqja e çadrave të lokaleve përreth stadiumit/ Nuk ishte

 

imt stadiumi arena kombetare

Sondazh

Poll