Bota

Ministri i jashtëm izraelit: Vendimi britanik për të vendosur sanksione ndaj Gvir dhe Smotrich është skandaloz!

10 Qershor 2025, 20:35 Nga N.F
Ministri i jashtëm izraelit: Vendimi britanik për të vendosur
Gideon Saar

IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar tha sot se Izraeli ishte informuar për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë izraelite, duke e quajtur këtë veprim skandaloz.

"Jemi informuar për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur dy nga ministrat tanë në listën e sanksioneve britanike. Është skandaloze që zyrtarët e zgjedhur dhe anëtarët e qeverisë i nënshtrohen masave të tilla", tha Saar në një konferencë për shtyp, pa përmendur emrat e ministrave të synuar.

Gazeta “The Times” raportoi se Britania dhe aleatët e saj do të vendosin zyrtarisht sanksione ndaj këtyre ministrave izraelitë të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe Financave, Bezalel Smotrich, të ekstremit të djathtë, për qëndrimin e tyre në lidhje me luftën në Rripin e Gazës. Ministri i Jashtëm izraelit theksoi se qeveria izraelite do të mbajë një takim urgjent në fillim të javës së ardhshme për të vendosur se si të reagojë ndaj "vendimit të papranueshëm".

gideon saar

Sondazh

Poll