Bota

Trump: Irani është bërë më agresiv në negociatat bërthamore

Dje, presidenti amerikan theksoi se e diskutoi çështjen me Benjamin Netanyahun gjatë një telefonate. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Iranit tha sot se një raund i ri bisedimesh bërthamore me Shtetet e Bashkuara është planifikuar për të dielën. 

10 Qershor 2025, 19:12 Nga E. D
Trump: Irani është bërë më agresiv në negociatat
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, duke folur në një intervistë për Fox News, tha se Irani është bërë shumë më agresiv tani në negociatat bërthamore. Dje, presidenti amerikan theksoi se e diskutoi çështjen me Benjamin Netanyahun gjatë një telefonate. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Iranit tha sot se një raund i ri bisedimesh bërthamore me Shtetet e Bashkuara është planifikuar për të dielën. 

"Raundi tjetër i bisedimeve indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është planifikuar për të dielën e ardhshme në Muscat ", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Bakayoko.

Ai shtoi gjithashtu se Ministri i Jashtëm dhe kryenegociatori Abbas Araghchi do të marrë pjesë në Forumin e Oslos në Norvegji këtë javë, për një takim kokë më kokë me ndërmjetësit.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar pesë raunde bisedimesh që nga prilli me qëllimin përfundimtar të arritjes së një marrëveshjeje të re bërthamore për të zëvendësuar marrëveshjen e vitit 2015 me fuqitë e mëdha, të cilën Trump e braktisi gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2018.

donald trump

Sondazh

Poll