9 Qershor 2025, 21:01
Nga N.F
Guterres
SHBA- Shefi i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur ditën e sotme kombet duhet të kalojnë nga “plaçkitja në mbrojtje” për të shpëtuar detet e botës nga kriza Ai u shpreh se të gjitha vendet duhet të paraqiten me “premtime të guximshme”, duke përfshirë një objektiv të biodiversitetit për të mbrojtur të paktën 30% të oqeanit deri në vitin 2030, për të luftuar ndotjen nga plastika, peshkimin e tepërt dhe për një qeverisje më të mirë të deteve të hapura.
“Shpresoj se mund ta ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve. Shpresoj se mund të kalojmë nga plaçkitja në mbrojtje.” tha ai.
Guterres theksoi se jetojmë në një epokë trazirash, por vendosmëria që sheh në samitin në Nisë i jep shpresë. Në samit merrnin pjesë 60 udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, dhe homologun e tij argjentinas, Javier Milei, krerë të shteteve të vogla ishullore në zhvillim, si dhe ministra, politikëbërës, shkencëtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Konferenca, e cila synon të vërë më në fund në fuqi traktatin për detin e hapur, vjen në një sfond të konkurrencës në rritje për burimet oqeanike. Në prill, Donald Trump ndërmori një hap të shpejtë drejt minierave në det të thellë sipas ligjit amerikan, duke anashkaluar përpjekjet e vazhdueshme ndërkombëtare për të rregulluar industrinë. Veprimet e tij i kanë dhënë urgjencë zërave të atyre që kërkojnë një moratorium, mes paralajmërimeve se kjo do të shkaktojë dëme të pakthyeshme në ekosistemet e cenueshme.
Deri më tani, 37 vende kanë njoftuar mbështetjen e tyre për një moratorium ose pauzë, dhe në korrik, Autoriteti Ndërkombëtar i Shtratit të Detit (ISA) do të takohet për të diskutuar një kod global të minierave.
guterres
Bota
9 Qershor 2025, 20:58
r.ll
trump, newsom
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur sot lidhur me trazirat në Los Angeles, ku tha se përleshjet me forcat e ren...
Bota
9 Qershor 2025, 20:46
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Familjet e ushtarëve të zhdukur ukrainas u mblodhën pranë kufirit me Bjellorusinë të hën&e...
Bota
9 Qershor 2025, 20:36
r.ll
claudia sheinbaum
MEKSIKË- Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum dënoi dhunën gjatë protestave në Los Angeles kund&eum...
Bota
9 Qershor 2025, 19:44
r.ll
mark rutte
LONDËR- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka theksuar në Londër se aftësitë e mbrojtjes ajro...
Bota
9 Qershor 2025, 19:25
r.ll
giorgia meloni
ITALI- Pjesëmarrja e qytetarëve italianë që zgjodhën të shprehnin vullnetin e tyre në pesë...
Bota
9 Qershor 2025, 19:15
N.F
Foto ilustruese
KANADA- Kanadaja do të shpenzojë 2% të PBB-së së saj për mbrojtje këtë vit për ...
Bota
9 Qershor 2025, 18:19
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Rezultatet e pesë referendumeve në Itali shpallen të pavlefshme , pasi nuk morën numrin e kërkuar...
Bota
9 Qershor 2025, 18:14
E. D
foto ilustruese
SHBA- Rrugët e Los Anxhelosit kanë qenë skenë e përleshjeve të reja për një ditë tje...
Bota
9 Qershor 2025, 18:14
r.ll
Foto ilustruese
TEHERAN- Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërth...
Bota
9 Qershor 2025, 17:41
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Zedhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka theksuar se plani i NATO- s për të rritur masivisht aftë...