Bota

Kanadaja do të shpenzojë 2% të PBB-së për mbrojtje këtë vit

Duke folur për zgjimin e papritur të Kanadasë, kryeministri përmendi kërcënimet nga Rusia dhe Kina, ndër të tjera, duke shtuar se qëndrimi i ri amerikan në skenën ndërkombëtare ka gjithashtu pasoja serioze.

9 Qershor 2025, 19:15 Nga N.F
Kanadaja do të shpenzojë 2% të PBB-së për mbrojtje
Foto ilustruese

KANADA- Kanadaja do të shpenzojë 2% të PBB-së së saj për mbrojtje këtë vit për të përmbushur objektivin e NATO-s për shkak të "kërcënimeve në rritje. Kryeministri Mark Carney u shpreh se kërcënimet që burojnë nga një botë më e rrezikshme dhe e përçarë po e trondisin rendin ndërkombëtar. Duke folur për zgjimin e papritur të Kanadasë, kryeministri përmendi kërcënimet nga Rusia dhe Kina, ndër të tjera, duke shtuar se qëndrimi i ri amerikan në skenën ndërkombëtare ka gjithashtu pasoja serioze.

“Sot, Shtetet e Bashkuara po fillojnë të përfitojnë nga hegjemonia e tyre: po vendosin tarifa për aksesin në tregjet e tyre dhe po zvogëlojnë kontributet e tyre në sigurinë tonë kolektive”, shpjegoi Mark Carney.

Në këtë kontekst, dhe për shkak se pajisjet ushtarake kanadeze po "plaken", Ottawa synon të investojë në nëndetëse, anije, radarë, avionë pa pilot dhe sensorë të rinj në Arktik. Kryeministri kanadez përsëriti se sovraniteti i Arktikut është një përparësi dhe se Kanadaja po përpiqet të "forcojë sigurinë transatlantike, veçanërisht përmes pjesëmarrjes së saj në ReArm Europe", një iniciativë që synon forcimin e aftësive mbrojtëse evropiane dhe industrisë mbrojtëse evropiane.

Sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të bëjë thirrje për një rritje prej 400% të aftësive të Aleancës për mbrojtje ajrore dhe raketore gjatë një samiti në Londër, kryesisht për t'u përballur me një Rusi që "mbjell terror nga qielli".

kanadaja pbb

Sondazh

Poll