Bota

VIDEO/ Donald Trump nën hapat e Joe Biden, Presidenti pengohet në shkallët e avionit, pas tij edhe Marco Rubio

Jo vetëm Trump, por edhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio u pengua teksa po hipte në Air Force One të dielën.

9 Qershor 2025, 15:14 Nga E. D
VIDEO/ Donald Trump nën hapat e Joe Biden, Presidenti pengohet në
donald trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pengua në shkallët e Air Force One të dielën përpara nisjes nga Aeroporti Komunal i Morristown në Morristown, New Jersey. Videoja e incidentit të Trump u bë virale pase po krahasohet me incidentet e Joe Biden. Jo vetëm Trump, por edhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio u pengua teksa po hipte në Air Force One të dielën.

 

Trump u pyet nëse do të konsideronte aktivizimin e Aktit të Kryengritjes për t’u përballur me protestat kundër bastisjeve të emigracionit në Los Anxhelos.

“Kjo varet nëse kemi të bëjmë apo jo me një kryengritje”, tha Trump.

Kur u pyet më tej nëse besonte se një kryengritje po ndodhte realisht, ai shtoi: “Jo, jo, por ka njerëz të dhunshëm. Dhe ne nuk do t’i lëmë të bëjnë çfarë të duan.”

I pyetur nëse do të vendoste trupa në terren edhe pa shpalljen zyrtare të një kryengritjeje, Trump deklaroi: “Do të kemi trupa kudo. Nuk do ta lejojmë vendin të shkatërrohet siç ndodhi gjatë presidencës së Biden.”

donald trump

Sondazh

Poll