Bota

VIDEO/ Izraeli publikon pamje nga momenti kur zbulohet në një nënkalim në Khan Yunis trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar

Operacioni që synonte dy zyrtarët e lartë të Hamasit u zhvillua më 13 maj me pjesëmarrjen e ushtarëve të IDF dhe Shin Bet.

9 Qershor 2025, 15:16 Nga N.F
VIDEO/ Izraeli publikon pamje nga momenti kur zbulohet në një
Pamje nga vendi i ngjarjes

IZRAEL- Ushtria izraelite publikoi një video që tregon momentin kur trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, u gjet në një kalim nëntokësor nën Spitalin Evropian në Khan Yunis. IDF tha në një deklaratë që shoqëronte videot se së bashku me Sinwar, u vra edhe komandanti i Brigadës Rafah, Mohammed Shabana.

Operacioni që synonte dy zyrtarët e lartë të Hamasit u zhvillua më 13 maj me pjesëmarrjen e ushtarëve të IDF dhe Shin Bet. Sipas forcave të armatosura izraelite, kërkimet e mëvonshme në kalimet nëntokësore gjetën sende që i përkisnin Shinwar dhe Shabana.

“E shihni se ku shkuan paratë e ndihmës evropiane, ku përfunduan, në ndërtimin e infrastrukturës terroriste nga Hamasi, i cili në mënyrë cinike përdor infrastrukturën civile, siç është një spital, në vend që të ndihmojë njerëzit, për të përhapur vdekjen. Nga këtu ata koordinuan operacionet vdekjeprurëse të 7 tetorit”, tha një zëdhënës i IDF-së, duke prezantuar gjetjet.

“Sinwar dhe Shabana ishin në këtë dhomë kur u sulmuan nga IDF dhe avionët izraelitë rreth një muaj më parë. Mund të themi me siguri se të dy ishin këtu. Ne do të vazhdojmë të ndjekim anëtarët e Hamasit deri në të fundit dhe derisa të arrijmë qëllimet tona”, shtoi zëdhënësi i IDF-së.

 

mohammed sinwar

Sondazh

Poll