Politike

Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, pritet përcaktimi i vendit ku do mbahet procesi

Bëhet me dije se do të rinumërohen 1282 kuti votimi, ndërkohë pritet të përcaktohet vendi dhe koha e saktë ku do të zhvillohet ky proces. 

9 Qershor 2025, 11:18 Nga E. D
Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, pritet përcaktimi
foto ilustruese

TIRANË- Në KQZ ka nisur përgatitja për rinumërimin e plotë të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Tiranës. Bëher me dije se do të rinumërohen 1282 kuti votimi, ndërkohë pritet të përcaktohet vendi dhe koha e saktë ku do të zhvillohet ky proces. Gjithashtu rinumërimi mund të bëhet tek Parku Olimpik.

Rinumërimi do të kryhet nga punonjës të administratës së KQZ-së, duke përfshirë votat për partitë politike dhe më pas votat preferenciale. Në këtë proces do të rinumërohen edhe votat preferenciale të Koalicionit Shqipëria Madhështore në qarkun Dibër.

kqz tirane

Sondazh

Poll