Aktualitet

Operacion antidrogë në Mykonos/ Vihen në pranga tre shqiptarë, njëri në kërkim nga SPAK, zbulohet skema e trafikimit të kokainës nga grupi kriminal (FOTO+EMRAT)

Grupi kriminal që nga maji i këtij viti tregtonin sasi kokaine, kokaine rozë, marijuane dhe tableta droge në zonën e Mykonosit. Anëtarët e grupit kishin tre banesa me qira, ngjitur me njëra-tjetrën, të cilat i përdornin për të ruajtur lëndët narkotike.

8 Qershor 2025, 21:47 Nga N.F
Operacion antidrogë në Mykonos/ Vihen në pranga tre
Sendet e sekuestruara

GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga 3 shqiptarë. Raportohet se një prej të arrestuar ishte i shpallur në kërkim nga SPAK. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një operacion antidrogë të zhvilluar në ishullin e Mykonos.

Grupi kriminal që nga maji i këtij viti tregtonin sasi kokaine, kokaine rozë, marijuane dhe tableta droge në zonën e Mykonosit. Anëtarët e grupit kishin tre banesa me qira, ngjitur me njëra-tjetrën, të cilat i përdornin për të ruajtur lëndët narkotike. Pastaj ata udhëtonin ose me automjet privat ose me motoçikletë, të cilat i kishin si mjete "operative", në zona të ishullit, ku ua shisnin substancat klientëve të tyre.

Në prangat e policisë janë vënë 30-vjeçari Spiro Lila, 33-vjeçari Roland Allka dhe 36-vjeçari Euglend Dumi. Lila rezulton person i shpallur në kërkim nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal me bazë në Sarandë, të goditur në maj 2019 nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, që kryente trafik ndërkombëtar droge.

Lidhur me operacionin në Greqi, grupi, për të arritur qëllimin e tyre të paligjshëm dhe për të shmangur zbulimin, gjatë tregëtimit të substancave, një anëtar i organizatës qëndroi jashtë banesave, duke vepruar si roje telefonike. Në të njëjtën kohë, anëtarët që po udhëtonin drejt pikës së transportit ose lëviznin në zona të ndryshme të ishullit, duke bërë ndalesa të shkurtra, duke vëzhguar automjetet që kalonin, ose lëviznin me shpejtësi të lartë, duke bërë manovra të rrezikshme.

Nga kontrollet e kryera, me ndihmën e një qeni policie dhe u gjetën dhe u sekuestruan 932.22-gram kokainë, 7 gram kokainë rozë, 899 gram marijuanë, 1.4 gram metamfetaminë kristalore, 93 tableta narkotike, 5.060 euro, 1 pistoletë, 10 fishekë, 1 thikë, 1 automjet, 1 motorr, 3 peshore elektronike precize dhe 4 telefona celularë. Lëndët narkotike të sekuestruara mësohet se tejkalojnë shumën prej 100.000 euro.

 

arrestohen tre shqiptare ne mykonos

Sondazh

Poll